SHBA / Mark Gjonaj vizitë në shkollën shqipe në Nju-Jork

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe këshilltari në Bashkinë e Nju-Jorkut, z. Mark Gjonaj, vizitoi dje nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” në Nju-Jork të SHBA-së.

Ai vlerësoi nismën e komunitetit shqiptar dhe progamin e kësaj shkolle për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës, muzikës, historisë dhe kulturës shqiptare. “Mësojeni gjuhën shqipe që të dini nga keni ardhur dhe ku do të shkoni. Nuk ka më bukur kur ju mblidheni të gjithë së bashku dhe mësoni gjuhën e nënës. Traditat, kultura dhe historia jonë e lavdishme duhet të njihen nga të gjithë shqiptarët veçanërisht në Diasporë”, u shpreh z. Gjonaj.

Shkolla shqipe “Alba Life”, është një nga shkollat e njohura të mësimit të gjuhës shqipe, e cila tashmë ka hapur klasat e saj në disa lagje të Nju-Jorkut.

Pjesëmarrjen e kryetarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj dhe intervistën e tij mund ta shihni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *