Gjermani / Lazim Destani takim me mjekët shqiptarë

Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, u takua me Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë këtë fundjavë në Dyseldorf.

“Për arritjet e tyre i përgëzoj gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani, ndërsa në mënyrë të veçantë e çmoj rolin mjaft domethënës të këtyre të rinjve tanë që po e lartësojnë imazhin pozitiv të Shqipërisë a të trojeve tona. Këta meritojnë një falënderim të madh për dëshirën e tyre e për gatishmërinë që ta ndihmojnë mjekësinë në trojet tona me të gjitha mënyrat e mundshme.”, shprehet Destani.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë u krijua në fillim të 2019 në Berlin nga mjekë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Përfaqësuesit e shoqatës kanë krijuar degë dhe grupe pune në lande të ndryshme të Gjermanisë, me qëllim organizimin e tyre për pjesëmarrje në kongresin e parë të mjekëve shqiptarë në Mynih në datat 3-4 prill 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *