SHBA / Visar Tasimi tregon për gjendjen nga COVID-19

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Visar Tasimi, në një intervistë të dhënë tregon se si po e përjeton situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 komuniteti shqiptar në Connecticut.

Referuar informacioneve zyrtare që ai ka në zonën e Connecticut janë rreth 11,510 të infektuar, 494 viktima dhe të shtruar në spital janë 1,593 persona.

Sipas tij, nga komuniteti shqiptar deri më tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm të infektuar.

Ndërkohë, ai tregon se në qytetin e New York raportohet të ketë viktima nga komuniteti shqiptar, ndërsa ky qytet është një nga më të goditurit nga koronavirusi.

Tasimi, gjithashtu, tregoi dhe për vendimin e Këshillit Koordinues të Diasporës për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të bllokuar në Kapshticë.

“Këshilli i Diasporës është shumë i ndjeshëm ndaj situatave të tilla. Ne ishim në komunikim të vazhdueshëm me njeri-tjetrin dhe menduam se duhet ta benim këtë gjë”, u shpreh ai.

Intervista e plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *