SHBA / Mark Gjonaj vazhdon aksionin solidar në komunitet

Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, së bashku me disa organizata humanitare si “Albanian American Open Hand Association Inc”, kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe maska për qytetarët në Bronx të SHBA-së.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë, Gjonaj, i cili nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët i janë bashkuar këtij aksioni solidar.

“Një tjetër ditë e suksesshme në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërndarja e ushqimit në qendrën Throggs Neck Houses. Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan, ndihmuan dhe morën pjesë duke përfshirë Këshillin e Throggs Neck, organizatën ICNA Relief e AAOH, oficerët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, stafin e ekipit Gjonaj, pronarin e McDonald’s dhe operatorët dhe Martin Brower. Ne jemi të gjithë këtë së bashku!”, shkruan Gjonaj.

Anëtarët e Diasporës shqiptare në këto ditë të vështira kanë marrë nisma të tilla solidare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve në nevojë në vendet ku ata jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *