SHBA / Mark Gjonaj në edicionin e 29-të festivalit shqiptar në New York

Festivali i përvitshëm shqiptar në Nju Jork një dëshmi e ruajtjes së vlerave kombëtare në komunitet.Për gati tre dekada ky komunitet organizon mbrëmjen më të madhe festive kulturore shqiptare ku nëpërmjet këngëve dhe valleve folklorike të interpretuara nga artistë të komunitetit shqiptar në Amerikë, synohet promovimi dhe ruajtja e traditave dhe vlerave artistike të kombit shqiptar.

I pranishëm në këtë festival ishte anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe anëtar i KKD-së, Mark Gjonaj, i cili kërkoi nga komuniteti shqiptar në Amerikë që të mos kursehet ndihma për vendlindjen. Festivali i 29-të shqiptar është një nga shumë veprimtaritë e parashikuara të organizohen me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, këtë vit festivali iu dedikua figurës së Ismail Qemalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *