SHBA/ Mark Gjonaj dekoron editorin e Diellit

New York më Korrik 2021, Këshilltari i Bashkisë së New York-ut z. Mark Gjonaj nderoi editorin e gazetës Dielli z.Dalip Greca me rastin e daljes së tij në pension. z.Gjonaj shprehu vlerësimet më të larta për punën dhe kontributin 12 vjeçar të z. Greca në krye të Diellit dhe punën e madhe që ka dhënë në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ky nderim tha Gjonaj nuk është vetëm për z.Dalip por edhe për familjen e tij për sakrificat që ata kanë bërë në Vatër dhe në gazetën Dielli.

Në ceremoninë e dekorimit, Këshilltari Gjonaj u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i cili pasi shprehu falenderimet për vlerësimin që i bëhet editorit që drejtoi Diellin për 12 vjet, deklaroi se z. Mark Gjonaj është një krenari kombëtare për arritjet e tij dhe ndihmën që ka dhënë për komunitetin shqiptar në New York. 12 vite në Diell dhe 10 vite te Iliria janë një shërbim shumë i madh që Dalip Greca ka bërë për komunitetin shqiptar- tha Gjonaj. Dalip Greca ka qenë fisnik dhe i papërtuar në çdo kohë për të pritur e përcjellur njerëz në Vatër e kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *