Reagimi i KKD: Nuk do ndalemi deri në sigurimin e votës së Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka dalë me një prononcim ku zotohet për angazhimin maksimal edhe në vijim për mundësimin e votës së Diasporës edhe pas 25 prillit.

Gjithashtu KKD u bën thirrje shtetasve shqiptar në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjenden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit.

Prononcimi i plotë

“Si institucion që ka pёr detyrё tё pёrfaqёsoj interesat e Diasporёs, qё në fillim të ngritjes së tij kemi qenё tё angazhuar për realizimin e votimit të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Deri nё Mars 2021 kemi qenë pjesë e konsultimeve me Komisionin Qёndror tё Zgjedhjeve (“KQZ”) si grup interesi, sё bashku me grupe tjera interesi, ku përmes konsultimeve dhe shkëmbimeve tё ideve kemi kontribuar në pёrgatitjen e akteve nёnligjore për mundësimin e votimit nga jashtë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pavarёsisht kёtij angazhimi mё datё 29 Mars 2021 KQZ na informoi se votimi pёr shtetasit shqiptarё qё jetojnё jashtё Shqipёrisё për zgjedhjet e 25 Prillit nuk do tё jetё i mundur nga vendet ku ata jetojnё meqё aktet e nevojshme nёnligjore nuk janё miratuar.

Si institucion shprehim shqetёsimin tonё qё votimi nga jashtё pёr zgjedhjet e 25 Prillit nuk u mundёsua. Pёrjashtimi nga procesi i votimit i njё grupi tё madh votuesish nga diaspora ёshtё njё shkelje serioze e kushtetutës, e kodit zgjedhor dhe të drejtave tё njeriut dhe vë në dyshim legjitimitetin e procesit të votimit.

Mosrealizimi i këtij procesi nënkupton që e vetmja mënyrë e shtetasve që banojnë jashtë territorit të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës është përmes udhëtimit drejt Shqipërisë. Një akt i tillë është sa patriotik aq dhe me pasoja të shëndetit publik në kushtet e pandemisë, ku votuesit rrezikojnë të infektojnë veten, të afërmit e tyre dhe të tjerët.

Mungesa e vullnetit politik dhe mospajtimet mes liderёve tё politikёs Shqiptare rreth mundёsimit tё votimit nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё besimin e ndёrsjellё mes Diasporёs Shqiptare dhe të institucioneve shtetërore e politike përfshirë edhe të gjitha partitë politike pa pёrjashtim.

KQZ na ka informuar se do tё vazhdoj angazhimin qё votimi nga jashtё tё mundёsohet pas zgjedhjeve tё 25 Prillit. Mirёpresim kёtё angazhim tё KQZ-sё dhe kёrkojmë që kuadri i nevojshёm ligjor të miratohet sa më shpejt dhe që KQZ të adoptoj metodat më të avancuara dhe më efikase të votimit nga jashtë.

Si institucion do të vazhdojmё tё jemi të angazhuar maksimalisht si grup interesi nё konsultimet me KQZ nё si dhe do tё ndjekim të gjitha rrugët ligjore deri sa votimi i diasporës nga jashtë të bёhet realitet.

U bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjinden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit”.

Kontakti: info@keshillikoordinuesidiaspores.com

www.keshillikoordinuesidiaspores.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *