Këshilli Koordinues i Diasporës në konferencë për median

Këshilli Koordinues i Diasporës mbajti konferencë për median për të informuar mbi ecurinë e takimit të parë të Këshillit në datë 18 dhjetor dhe procesin e mëtejshëm të punës në adresimin e çështjeve me rëndësi për Diasporën.

“Këshilli njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe do të punojë në disa tema kryesore, si votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme, dyshtetësia, dhe përfshirja e përfaqësuesve të diasporës në institucionet e shtetit shqiptar”, tha kryetari i Këshillit, z. Gjonaj, përfaqësues i Diasporës shqiptare në SHBA.

Krahas tij, pjesë e Këshillit janë edhe 14 anëtarë të tjerë, të cilët kanë status të veçantë dhe përfaqësojnë komunitet shqiptare në vendet e ndryshme të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *