Greqi / Gazmend Kapllani vlerëson nismën e grave shqiptare

Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi, synon promovimin e vlerave dhe traditave shqiptare brenda bashkësisë Shqiptare në Greqi.

Në këto ditë të vështira të pandemisë, shoqata i është përkushtuar përkujdesjes së emigrantëve shqiptarë atje, duke u bërë ndihmë për ta dhe shembull humanizmi e patriotizmi për gjithë diasporën shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, shkrimtari dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani shprehet: “Shqiptarë që të bëjnë të ndjehesh krenar. Në ditët që vijnë do themi më shumë për Anën dhe Lidhjen e Gruas Shqiptare në Greqi. Ana është një nënë dhe aktiviste e mrekullueshme. Kjo është vetëm një nga shumë historitë ku Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi ka qëndruar pranë emigrantëve Shqiptarë. Gjatë ditëve të vështira të pandemisë dhjetëra emigrante shqiptare janë ndihmuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi. Shembull për gjithë diasporën Shqiptare humanizmi, patriotizmi dhe bujaria e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *