Francë / Anila Hyka Smorgrav flet për situatën aktuale

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, znj. Anila Hyka Smorgrav tregon për “A2” mbi gjendjen që po kalon Parisi gjatë pandemisë së koronavirusit si dhe masat e marra nga qeveria franceze për të frenuar përhapjen e këtij virusi.

“Shteti francez, të hënën që kaloi njoftoi se ka shtyrë këtë sezonin e karantinës deri më 15 prill. Me sa duket kjo do të vazhdojë dhe unë kam përshtypjen që të paktën gjithë prilli do të kalojë në karantinë”, u shpreh znj. Smorgrav.

Më tej, ajo theksoi se Franca mori masat gradualisht pasi sipas saj është e vështirë të ndalohet çdo gjë brenda 24 orëve.

“Franca ndodhet faktikisht me të njëjtat masat që ka marrë edhe Italia. Masat filluan gradualisht, domethënë filluan me mbylljen e shkollave fillimisht pastaj me kërkesën që njerëzit të qëndronin në shtëpi, me masat e tjera sepse nuk është e thjeshtë të të bësh kështu domethënë ndalimin e gjithë jetës aktive të një vendi ose edhe të një qyteti brenda 24 orëve, duhet të ishin marrë masa edhe përgatitjen e të gjitha kompanive, të cilat kanë dhe ata logjistikën e vetë…”, tha ajo për “A2”.

Sa i përket ndikimit që mund të ketë kjo situatë në ekonominë botërore dhe kompanitë e mëdha ndërkombëtare, ajo nënvizoi se shteti francez po punon për krijimin e një programi afatshkurtër dhe afatgjatë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *