Britani / Endri Hatillari vlerësohet me titullin Ambasador i Paqes nga “Federata e Paqes Botërore”

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Endri Hatillari ishte i pranishëm në disa aktivitete të zhvilluara në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga shoqatat dhe shkollat shqiptare për shënim e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, z. Hatillari është vlerësuar me titullin Ambasador i Paqes nga “Federata e Paqes Botërore”. Me rëndësi ishte dhe pjesëmarrja e tij në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Avokatëve Shqiptarë dhe nga Shoqata e Profesionistëve Shqiptarë (UK Albanian Professionals) ku bisedoi dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe promovimin e vlerave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *