Brikena Muharremi tregon krijimin dhe funksionin e këshillit

Pas përfundimit të mbledhjes së parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, anëtarja e këtij Këshilli Brikena Muharremi ka rrëfyer në “Real Story” qëllimin e krijimit të KKD-së dhe çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria.

Në këtë intervistë Muharremi është shprehur se: “KKD është Këshill shtetëror i bërë me ligj. Është shoqatë vullnetare, por baza është ligji për diasporën. Kemi aprovuar rregulloren në bazë të së cilës ne do të veprojmë. Shqipëria është ndër shtetet e para që ka një Këshill të tillë. Kompetencat e Këshillit janë të bazuara në ligj. Ne kemi kompetenca që të jemi ura ndërlidhëse mes diasporës dhe organeve shtetërore në Shqipëri. Kompetencat janë të evidentojmë problemet e diasporës dhe ti propozojmë zgjidhje qeverisë shqiptare”.

Këshilli Koordinues i Diasporës i krijuar së fundmi do të jetë një urë ndërlidhëse mes Diasporës dhe organeve shtetërore në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *