Aksidenti tragjik në Kroaci, Këshilli Koordinues i Diasporës mesazh ngushëllues

Aksidenti tragjik në Kroaci, Këshilli Koordinues i Diasporës mesazh ngushëllues

Këshilli Koordinues në Diasporë ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci ku humbë jetën 10 shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë.

“Një mall për të parë familjen pas një pandemie të lodhshme, një dëshirë për të kaluar pushimet në atdhe, por që nuk u plotësua dot kurrë për 10 jetët që humbën në aksidentin e djeshëm në Kroaci.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës janë të tronditur për këtë tragjedi që u ndodhi bashkëkombësve tanë dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të viktimave.
Jemi duke e ndjekur situatën me vëmendje dhe 45 të lënduarve nga aksidenti ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim sa më parë pranë të dashurve të tyre”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

SHBA/ Mark Gjonaj dekoron editorin e Diellit

SHBA/ Mark Gjonaj dekoron editorin e Diellit

New York më Korrik 2021, Këshilltari i Bashkisë së New York-ut z. Mark Gjonaj nderoi editorin e gazetës Dielli z.Dalip Greca me rastin e daljes së tij në pension. z.Gjonaj shprehu vlerësimet më të larta për punën dhe kontributin 12 vjeçar të z. Greca në krye të Diellit dhe punën e madhe që ka dhënë në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ky nderim tha Gjonaj nuk është vetëm për z.Dalip por edhe për familjen e tij për sakrificat që ata kanë bërë në Vatër dhe në gazetën Dielli.

Në ceremoninë e dekorimit, Këshilltari Gjonaj u prit nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i cili pasi shprehu falenderimet për vlerësimin që i bëhet editorit që drejtoi Diellin për 12 vjet, deklaroi se z. Mark Gjonaj është një krenari kombëtare për arritjet e tij dhe ndihmën që ka dhënë për komunitetin shqiptar në New York. 12 vite në Diell dhe 10 vite te Iliria janë një shërbim shumë i madh që Dalip Greca ka bërë për komunitetin shqiptar- tha Gjonaj. Dalip Greca ka qenë fisnik dhe i papërtuar në çdo kohë për të pritur e përcjellur njerëz në Vatër e kudo.

Reagimi i KKD: Nuk do ndalemi deri në sigurimin e votës së Diasporës

Reagimi i KKD: Nuk do ndalemi deri në sigurimin e votës së Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka dalë me një prononcim ku zotohet për angazhimin maksimal edhe në vijim për mundësimin e votës së Diasporës edhe pas 25 prillit.

Gjithashtu KKD u bën thirrje shtetasve shqiptar në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjenden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit.

Prononcimi i plotë

“Si institucion që ka pёr detyrё tё pёrfaqёsoj interesat e Diasporёs, qё në fillim të ngritjes së tij kemi qenё tё angazhuar për realizimin e votimit të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Deri nё Mars 2021 kemi qenë pjesë e konsultimeve me Komisionin Qёndror tё Zgjedhjeve (“KQZ”) si grup interesi, sё bashku me grupe tjera interesi, ku përmes konsultimeve dhe shkëmbimeve tё ideve kemi kontribuar në pёrgatitjen e akteve nёnligjore për mundësimin e votimit nga jashtë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pavarёsisht kёtij angazhimi mё datё 29 Mars 2021 KQZ na informoi se votimi pёr shtetasit shqiptarё qё jetojnё jashtё Shqipёrisё për zgjedhjet e 25 Prillit nuk do tё jetё i mundur nga vendet ku ata jetojnё meqё aktet e nevojshme nёnligjore nuk janё miratuar.

Si institucion shprehim shqetёsimin tonё qё votimi nga jashtё pёr zgjedhjet e 25 Prillit nuk u mundёsua. Pёrjashtimi nga procesi i votimit i njё grupi tё madh votuesish nga diaspora ёshtё njё shkelje serioze e kushtetutës, e kodit zgjedhor dhe të drejtave tё njeriut dhe vë në dyshim legjitimitetin e procesit të votimit.

Mosrealizimi i këtij procesi nënkupton që e vetmja mënyrë e shtetasve që banojnë jashtë territorit të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës është përmes udhëtimit drejt Shqipërisë. Një akt i tillë është sa patriotik aq dhe me pasoja të shëndetit publik në kushtet e pandemisë, ku votuesit rrezikojnë të infektojnë veten, të afërmit e tyre dhe të tjerët.

Mungesa e vullnetit politik dhe mospajtimet mes liderёve tё politikёs Shqiptare rreth mundёsimit tё votimit nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё besimin e ndёrsjellё mes Diasporёs Shqiptare dhe të institucioneve shtetërore e politike përfshirë edhe të gjitha partitë politike pa pёrjashtim.

KQZ na ka informuar se do tё vazhdoj angazhimin qё votimi nga jashtё tё mundёsohet pas zgjedhjeve tё 25 Prillit. Mirёpresim kёtё angazhim tё KQZ-sё dhe kёrkojmë që kuadri i nevojshёm ligjor të miratohet sa më shpejt dhe që KQZ të adoptoj metodat më të avancuara dhe më efikase të votimit nga jashtë.

Si institucion do të vazhdojmё tё jemi të angazhuar maksimalisht si grup interesi nё konsultimet me KQZ nё si dhe do tё ndjekim të gjitha rrugët ligjore deri sa votimi i diasporës nga jashtë të bёhet realitet.

U bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjinden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit”.

Kontakti: info@keshillikoordinuesidiaspores.com

www.keshillikoordinuesidiaspores.com

Këshilli Koordinues i Diasporës, apel mërgatës nga Maqedonia e Veriut

Këshilli Koordinues i Diasporës, apel mërgatës nga Maqedonia e Veriut

Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë nga Maqedonia e Veriut, ne si Këshill Koordinues i Diasporës (KKD), Ju bëjmë thirrje të gjithë Juve në çdo vend të botës, kudo që ndodheni, – Bëhuni pjesë e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi i popullatës në këtë vend tashmë ka hyrë në fazën thelbësore kur pa përjashtim të gjithë Ju duhet të bëheni pjesë e këtij procesi që përfundon më 21 prill.

Me aktin tuaj të regjistrimit, përmes një angazhimi fare të vogël, Ju ia bëni shërbimin më të madh vendit tuaj. Rezultatet e regjistrimit, pra dalja në shesh e numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në këtë vend paraqet interes madhor, paraqet interes kombëtar, paraqet bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që ju takon si popullatë etnike në këtë vend.

Andaj të dashur bashkatdhetarë, ne si KKD i bëjmë thirrje gjithsecilit prej jush, REGJISTROHU!

➢ Është koha dhe momenti historik kur Ju duhet ta jepni kontributin tuaj për familjen e për vatrat tuaja stërgjyshore!
➢ Është koha dhe momenti historik kur në procesin e regjistrimit askush nuk duhet të mungojë!
➢ Është koha dhe momenti historik kur gjithkujt duhet t’i tregohet se shqiptarët etnik në Maqedoninë e Veriut dinë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre!

Ky është linku i aplikacionit ku duhet të regjistroheni vetë duke e plotësuar online formularin:
https://census.stat.gov.mk/al/

Kini kujdes, numri amëz apo numri personal është thelbësor, – atë e gjeni te pasaporta juaj, te letër-njoftimi apo te çertifikata e lindjes!

Regjistrohuni sa më parë, si dhe njoftoni të afërmit dhe miqtë tuaj të cilët mbase mund të jenë të painformuar!

KKD shton presionin për votën e Diasporës

KKD shton presionin për votën e Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës, duke e konsideruar kohën e shkurtër në dispozicion për realizimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për realizimin e votës së Diasporës për Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit 2021 në Shqipëri ka shtuar presionin mbi organet përgjegjëse. Nëpërmjet një thirrje publike fton ditën e hënë, datë 22 Shkurt 2021, në orën 18:00, në një takim virtual të gjitha palët e përfshira në procesin e realizimit të votës së Diasporës me qëllim për të zhbllokuar ngërçin e konstatuar në proçes. KKD ka ftuar të bëhen pjesë e këtij takimi online Z. Ilirjan Celibashi, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z.Ilir Meta, President i Shqiperisë, Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqiperisë, Z. Lulzim Basha Kryetar i Partisë Demokratike, Znj. Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, Z. Bledar Milaqi, bashkëthemelues i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Z. Lirim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Germinit, Z. Marin Nati, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadez, Përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

KKD ftesë publike KQZ për zgjidhjen e ngërçit me votën e Diasporës

KKD ftesë publike KQZ për zgjidhjen e ngërçit me votën e Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës në një letër dërguar kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe institucioneve të tjera përgjegjëse në Shqipëri e fton në një takim virtual, qëllimi i së cilës është zhbllokimi i ngërçit të konstatuar lidhur me votën e shqiptarëve jashtë vendit.

Mark Gjonaj, kreu i KKD-së e duke mos u pajtuar me argumentin e KQZ se kuadri ligjor është bllokuar me arsyetimin e mungesës së konsesusit politik, kërkon që takimi të realizohet sa më shpejt për shkak të kohës së shkurtër deri në zgjedhje, duke propozuar një datë nga 15- 19 shkurt.

“Në situatën ku ndodhemi sot, sipas KQZ-së kuadri ligjor është i bllokuar me arsyetimin se mungon konsesusi politik.Nuk pajtohemi me vonesat e shkaktuara dhe përmes kësaj letre ju ftojmë në një takim virtual me qëllim për të zhbllokuar ngërçin e konstatuar në proçes”, thuhet në letrën e z. Gjonaj.

Këshilli Koordinues i Diasporës bashkë me grupe të tjera intersi në Diasporë, ka marrë pjesë aktive në procesin e realizimit të votës së Diasporës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Këshilli Koordinues i Diasporës në një letër dërguar kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe institucioneve të tjera përgjegjëse në Shqipëri e fton në një takim virtual, qëllimi i së cilës është zhbllokimi i ngërçit të konstatuar lidhur me votën e shqiptarëve jashtë vendit.

Mark Gjonaj, kreu i KKD-së e duke mos u pajtuar me argumentin e KQZ se kuadri ligjor është bllokuar me arsyetimin e mungesës së konsesusit politik, kërkon që takimi të realizohet sa më shpejt për shkak të kohës së shkurtër deri në zgjedhje, duke propozuar një datë nga 15- 19 shkurt.

“Në situatën ku ndodhemi sot, sipas KQZ-së kuadri ligjor është i bllokuar me arsyetimin se mungon konsesusi politik.Nuk pajtohemi me vonesat e shkaktuara dhe përmes kësaj letre ju ftojmë në një takim virtual me qëllim për të zhbllokuar ngërçin e konstatuar në proçes”, thuhet në letrën e z. Gjonaj.

Këshilli Koordinues i Diasporës bashkë me grupe të tjera interesi në Diasporë, ka marrë pjesë aktive në procesin e realizimit të votës së Diasporës për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Letra e plotë:

 

KKD inicion procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

KKD inicion procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Gjatë muajit korrik 2020 kohë në të cilën Gjermania mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, Këshilli Koordinues i Diasporës i dërgoi kancelares Angela Merkel një letër ku kërkonte liberalizimin e vizave me Kosovën. Letër e cila këto ditë ka marrë përgjigjen zyrtare nga Bundestagu Gjerman.

“Ne kërkojmë falje për faktin se vetëm tani po ju përgjigjemi. Letra e Këshillit Koordinues të Diasporës shqiptare e datës 14. Korrik 2020 gjithashtu arriti drejtpërdrejt tek Kancelarja. Sidoqoftë, në përputhje me procedurën e zakonshme me letra drejtuar shtypit, nuk u dha asnjë përgjigje. Gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BE‐së, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u vu në agjendat e grupeve përgjegjëse të punës së Këshillit si dhe u diskutua atje. Sidoqoftë, kjo hasi në skepticizëm të qartë nga disa shtete anëtare të BE‐së” sqaron në letër përgjigjen e tij kreu i Kancelarisë Federale Gjermane, Ministri Federal Prof.Dr. Helge Braun.

Sipas Braun për përpunimin e mëtejshëm të dosjes tani pritet një raport i azhurnuar nga Komisioni Evropian mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit të vizave (Visa‐ Roadmap).

“Kjo është akoma në pritje (pending). Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë përzemërsisht për përpjekjet tuaja në këtë çështje, si dhe për kontributin e ekspertizës suaj dhe mbajtjen e kontakteve të mira me vendimmarrës të rëndësishëm në vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon ai.

Arsimi dhe Diaspora/ Anëtarët e KKD bisedë me ministren e Arsimit, Evis Kushi

Arsimi dhe Diaspora/ Anëtarët e KKD bisedë me ministren e Arsimit, Evis Kushi

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë zhvilluar një bashkëbisedim online me ministren shqiptare të Arsimit, Evis Kushi.

Ministrja e ka cilësuar të frytshëm këtë takim me dy prej anëtarëve të këtij këshilli, Prof. Dr.Sokrat Sinaj, shkencëtar i cili prej vitesh jeton në Zvicër, dhe Dr. Adriana Fishta-Bejko, mësuese me përvojë dhe pedagoge në Kanada.

“Gjatë takimit diskutuam rreth nevojave të ndryshme të Diasporës në funksion të mbështetjes së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë, veçanërisht tekstet e gjuhës shqipe, abetaren dhe mësuesit shqiptarë, të cilët me shumë përkushtim e pasion po kontribuojnë pa u ndalur në mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e kulturës sonë tek brezat e rinj që jetojnë në Diasporë”- nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në rrjete sociale.

Ata ndër të tjera, kanë ndarë edhe pikëpamjet rreth hapave konkrete që duhet të ndërmerren me qëllim integrimin e mëtejshëm të Diasporës shkencore dhe intelektuale në çështje që lidhen me fusha të ndryshme si arsimi, shkenca, kultura etj.

Këshilli Koordinues i Diasporës uron të gjithë bashkëkombasit kudo që jetojnë  Gëzuar 2021

Këshilli Koordinues i Diasporës uron të gjithë bashkëkombasit kudo që jetojnë  Gëzuar 2021

Këshilli Koordinues i Diasporës uron të gjithë bashkëkombasit kudo që jetojnë  Gëzuar 2021
Viti që po mbyllet ka qenë i vështirë për mbarë njerëzimin, megjithatë disa projekte të rëndësishme kanë marrë jetë pikërisht gjatë kësaj kohe, ato mund ti ndiqni në këtë video kartolinë të realizuar nga KKD.

Urim i Këshillit Koordinues të Diasporës për Ditën e Diasporës Shqiptare

Urim i Këshillit Koordinues të Diasporës për Ditën e Diasporës Shqiptare

Këshilli Koordinues i Diasporës sot, në Ditën e Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit, përcjell urimet më të mira për pjesën e kombit që nuk jeton në vendlindje.
Diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut themelor për ekzistencën e kombit dhe është një mundësi e madhe për zhvillimin e vendlindjes.