Anëtarët e KKD-së, znj. Anila Hyka Smorgrav dhe z. Ardian Radovicka interviste për emisionin “URA”

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, znj. Anila Hyka Smorgrav dhe anëtari i Këshillit, z. Ardian Radovicka, ishin të ftuar në një bashkëbisedim te emisioni “URA”, mbi garantimin e të drejtës së votës për Diasporën.
Sipas znj. Hyka-Smorgrav, e drejta e votës për shtetasit shqiptar ishte një nga pikat më të rëndësishme të diskutimit në mbledhje e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, zhvilluar më 18 dhjetor në Tiranë.

Ajo shprehet se: “E drejta e votës është e drejtë kushtetuese, për shtetasit shqiptarë me banim jashtë të mundësohet të votojnë në vendet ku ato janë sepse edhe sot ekziston por qytetarët shqiptarë ata që e kanë pasur mundësinë kanë udhëtuar në Shqipëri për të votuar pra këtë kemi këtë kemi kërkuar. Kjo kërkesë, është një kërkesë që ne e kemi nga shumë bashkatdhetarë tanë dhe nga bisedat e diskutimet që kemi pasur me shoqatat e ndryshme. Shumica e shqiptarëve që janë në emigracion e kanë atë problemin e mosbesimit pse nuk krijohet”.
Ndërsa sipas Radovickës rrugët për përfshirjen diasporës në votim ekzistojnë, por duhet vullneti i klasës politike në Shqipëri.

“Diaspora është një zë professional dhe zëri i saj duhet të dëgjohet. Po të shikohet është një domosdoshmëri nuk është më nevojë ne nuk mund të ecim më me eksperimente. Ne duhet të shikojmë si vendet e tjera e shfrytëzojnë trurin dhe kjo është një mënyrë optimale që diaspora të kthehet trurin kur e shikon se merr pjesë në jetën politike. Rrugët ekzistojnë, por duhet vetëm vullneti politik i klasës politike”, shprehet z. Radovicka.

Ndër të tjera, shprehen se propozimi I dërguar në Komisionit të reformës Zgjedhore nuk duhet të lihet mënjane, por të merret parasysh ndërsa shprehen se janë të gatshëm për të bashkëpunuar për realizimin e këtij procesi.

Intervista e plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *